No products in the cart.
Politikat e Kthimit dhe Rimbursimit – Beta Tech Sh.P.K.
Politikat e Kthimit dhe Rimbursimit
Klienti ka të drejtë të kërkojë kthimin e produktit brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të tij.
Produkti duhet të jetë në gjendje të paprekur dhe me paketimin origjinal.
Përjashtohen produktet që kanë dëmtime të shkaktuara nga përdorimi jo korrekt, transporti jo adekuat, ose ndërhyrjet e paautorizuara.
Procedura për kthim
Klienti duhet të kontaktojë Beta Tech Sh.P.K. ose servisin e autorizuar për të njoftuar dëshirën për kthim.
Produkti duhet të dorëzohet i paketuar dhe me të gjitha pajisjet përcjellëse (mbushës, kabllo, telekomandë, etj.).
Blerësi duhet të paraqesë faturën e blerjes, kuponin fiskal dhe fletën e garancionit të plotësuar, të nënshkruar dhe të vulosur nga shitësi.
Në mungesë të dokumenteve ose pajisjeve të kërkuara, kthimi ose rimbursimi mund të refuzohet.
Kushtet për rimbursim
Pas pranimit dhe verifikimit të produktit nga servisi ose stafi i Beta Tech Sh.P.K., do të konfirmohet gjendja e produktit.
Nëse produkti plotëson kushtet, rimbursimi bëhet brenda 5-7 ditëve pune.
Nëse produkti është dëmtuar nga blerësi ose nuk plotëson kushtet e kthimit, rimbursimi nuk bëhet, dhe produkti kthehet tek blerësi.
Zëvendësimi i produktit
Në rast defekti teknik ose mosfunksionimi brenda periudhës së garancionit të plotë, Beta Tech Sh.P.K. mund të ofrojë zëvendësimin e produktit me një të ri.
Nëse produkti i ri ka një çmim më të lartë ose mungon ndonjë pjesë, blerësi është i obliguar të paguajë ndryshimin ose zhvlerësimin.
Periudha e mbetur e garancionit të produktit origjinal do të jetë e vlefshme edhe për produktin e ri, duke shtuar ditët që produkti ka qëndruar në servis.
Përjashtimet
Garancioni dhe politika e kthimit nuk mbulojnë dëmtime të shkaktuara nga:
Përdorimi i gabuar ose i paautorizuar
Goditjet, presionin fizik, lagështinë, nxehtësinë, pluhurin, tymin, dridhjet ose kushte të tjera ekstreme
Përdorimi i pjesëve jo origjinale ose i pajisjeve shtesë jo të rekomanduara
Ndryshime ose modifikime të softuerit ose sistemit operativ
Produktet që konsiderohen materiale shpenzuese (bateri, kabllo, karikues, toner, llampa, filtre, brushë etj.) kanë vetëm 24 orë reklamacion me kusht që nuk janë dëmtuar fizikisht nga përdoruesi.