Përshkrimi
BetaTech Office BT2 është PC zyre i gjeneratës së re mbi platformën Intel LGA1700. Procesori Intel Core i5-14400 me 10 bërthama dhe deri në 4.7GHz e përballon lehtë Office, ERP, Excel me të dhëna të mëdha dhe shumë programe njëkohësisht.
Grafika e integruar Intel UHD 730 jep pamje pa kartelë grafike dhe mbështet konfigurim me dy monitorë.
Pllaka amë H610 me 16GB RAM DDR5 5600MHz ofron shpejtësi më të lartë se DDR4, ndërsa SSD NVMe 1TB siguron ndezje të shpejtë dhe hapësirë të madhe për punë.
PC vjen në kasë moderne Rampage MINID V1 Micro-ATX me xham të kalitur, ndriçim ARGB dhe PSU 750W 80 Plus Bronze. Ftohja realizohet nga Arctic Alpine 17. Garancion 12 muaj nga BetaTech.
Specifikat kryesore
- Intel Core i5-14400
- 16GB DDR5
- 1TB NVMe SSD
Pse në BetaTech?
- Produkt i ri, origjinal
- Garancion 12 muaj
- Këshillim falas për zgjedhjen dhe përputhshmërinë
- Dërgesa në gjithë Kosovën
Vlerësime
There are no reviews yet.