Furnizues rryme MS M500
Item(s) left: 1
Furnizues rryme MS M500 500W ATX me ventilator 120 mm dhe lidhje të shumta për komponentë – ideale për kompjuterë desktop dhe përdorim të përditshëm.
Description
Furnizues rryme MS M500 është një njësi furnizimi me energji 500W me formë standard ATX, e përshtatshme për kompjuterë desktop për përdorim të përditshëm, punë zyre dhe konfigurime bazë. Siguron furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për komponentët kryesorë të sistemit tuaj.
Ky furnizues rryme ka kabllo të fiksuara (non-modular) dhe përfshin një ventilator 120 mm për ftohje efikase dhe operim të qetë. Dizajni i tij standard ATX e bën kompatibil me shumicën e kasave dhe pllakave amë në treg.
MS BASE M500 ofron lidhje të shumta për pajisjet e sistemit, duke përfshirë lidhje 20+4-pin për pllakën amë, 4+4-pin për procesorin, si dhe porte SATA, Molex dhe PCIe për disqe, karta grafike dhe pajisje të tjera periferike.
Furnizuesi është i pajisur me sisteme të mbrojtjes së tensionit dhe mbingarkesës, duke garantuar stabilitet dhe siguri gjatë funksionimit. Me një kombinim të performancës dhe besueshmërisë, kjo napajë është një zgjedhje e mirë për ata që kërkojnë një furnizues rryme cilësor për PC-në e tyre.







Reviews
There are no reviews yet.